Altera

Altera™ Comprehensive Genomic Profiling, nga Natera, është një test i avancuar i profilizimit gjenomik të tumorit që analizon ndryshimet gjenetike dhe biomarkerët e pranishëm në qelizat tumorale.

Duke përdorur kombinimin e Whole-Exome Sequencing (WES) dhe Whole-Transcriptome Sequencing (WTS), Altera™ ofron një profil të gjerë molekular të tumorit, i cili mund të ndihmojë mjekun në identifikimin e opsioneve të mundshme të trajtimit, imunoterapive dhe provave klinike përkatëse.

 

Pse është i rëndësishëm profilizimi gjenomik i tumorit?

Çdo tumor ka një profil molekular unik. Ndryshimet gjenetike të pranishme në tumor mund të ndikojnë në mënyrën se si ai zhvillohet dhe në mënyrën se si mund të përgjigjet ndaj trajtimeve të ndryshme.

Altera™ synon të identifikojë këto ndryshime për t'i dhënë mjekut informacion më të detajuar molekular për tumorin.

Ky informacion mund të ndihmojë në:

  • identifikimin e biomarkerëve klinikisht të rëndësishëm;
  • vlerësimin e terapive të targetuara;
  • vlerësimin e mundësive për imunoterapi;
  • identifikimin e mekanizmave të mundshëm të rezistencës;
  • identifikimin e provave klinike që mund të jenë relevante;
  • orientimin drejt një qasjeje më të personalizuar në trajtim.

Çfarë analizon Altera?

Altera™ përdor dy metoda kryesore të sekuencimit:

Whole-Exome Sequencing – WES

WES analizon rreth 20,000 gjene, duke kërkuar ndryshime gjenomike që mund të kenë rëndësi klinike.

Analiza përfshin:

  • SNVs – ndryshime të një nukleotidi;
  • Indels – insercione dhe delecione;
  • CNAs – ndryshime të numrit të kopjeve;
  • disa gene rearrangements;
  • MSI – Microsatellite Instability;
  • TMB – Tumor Mutational Burden.

Këto të dhëna mund të ndihmojnë në vlerësimin e mundësive për terapi të targetuar, imunoterapi dhe prova klinike.

Whole-Transcriptome Sequencing – WTS

WTS zgjeron analizën përtej ekzomit dhe ndihmon në identifikimin e:

  • rearrangements strukturore;
  • gene fusions;
  • transkripteve klinikisht të rëndësishme;
  • NTRK1/2/3 fusions;
  • MET exon 14 skipping;
  • AR-V7;
  • EGFR vIII.

Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e disa biomarkerëve që mund të mos kapen nga panelet më tradicionale të profilizimit.

Biomarkerët që mund të vlerësohen

Raporti i Altera™ mund të përfshijë informacion mbi biomarkerë të ndryshëm molekularë, duke përfshirë:

TMB – Tumor Mutational Burden

Mat numrin e mutacioneve të identifikuara në tumor dhe mund të jetë i rëndësishëm në vlerësimin e mundësive për imunoterapi.

MSI – Microsatellite Instability

Vlerëson paqëndrueshmërinë e mikrosatelitëve, një biomarker që mund të ketë rëndësi në disa lloje kanceri dhe në vlerësimin e opsioneve terapeutike.

PD-L1

Altera™ përfshin automatikisht vlerësimin e PD-L1 (22C3) me imunohistokimi (IHC).

HER2

Testi përfshin gjithashtu vlerësimin e HER2 me IHC, duke ofruar informacion shtesë që mund të ndihmojë në strategjinë terapeutike.

 


 

Për kë rekomandohet Altera™?

Altera™ mund të merret në konsideratë për pacientë me një diagnozë kanceri, kur karakterizimi molekular i tumorit mund të ndihmojë në vlerësimin e opsioneve terapeutike.

Mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur mjeku kërkon:

  • të identifikojë mutacione të targetueshme;
  • të vlerësojë biomarkerë të lidhur me imunoterapinë;
  • të eksplorojë opsione të tjera terapeutike;
  • të identifikojë prova klinike potencialisht të përshtatshme;
  • të kuptojë më mirë profilin molekular të tumorit.

Vendimi për kryerjen e testit merret nga mjeku në bazë të diagnozës, materialit tumoral dhe situatës klinike.

Nga çfarë materiali kryhet testi?

Altera™ është një test tissue-based, pra kryhet duke përdorur material nga tumori.

Në varësi të rastit, materiali mund të jetë ind tumoral i marrë gjatë biopsies ose ndërhyrjes kirurgjikale.

Një nga avantazhet e platformës është se Altera™ mund të porositet së bashku me Signatera™ duke përdorur të njëjtën mostër tumori, duke ndihmuar në ruajtjen e materialit të disponueshëm.

Si mund të ndihmojë Altera™ në trajtim?

Raporti i Altera™ mund të lidhë ndryshimet molekulare të identifikuara në tumor me:

  • terapi të targetuara;
  • imunoterapi;
  • mekanizma të mundshëm rezistence;
  • trajtime të tjera potencialisht relevante;
  • prova klinike që mund të synojnë ndryshimet e identifikuara.

Raporti përfshin informacion mbi trajtime të miratuara nga FDA, qasje të reja terapeutike dhe prova klinike që mund të jenë të lidhura me mutacionet e identifikuara.

E rëndësishme: rezultati i testit nuk garanton që një trajtim i caktuar do të jetë efektiv. Vendimi terapeutik merret nga onkologu duke marrë në konsideratë të gjithë situatën klinike.

 


 

Çfarë është personalizimi i trajtimit?

Dy pacientë me të njëjtin lloj kanceri mund të kenë ndryshime molekulare të ndryshme në tumor.

Për këtë arsye, vetëm emri i kancerit nuk tregon gjithmonë të gjitha informacionet e nevojshme për të vlerësuar opsionet terapeutike.

Altera™ synon të japë një profil molekular të individualizuar të tumorit, në mënyrë që mjeku të ketë më shumë informacion për vendimmarrjen terapeutike.

Çfarë ndodh pas testit?

Pas analizimit të mostrës, përgatitet një raport i detajuar që përmbledh ndryshimet gjenomike dhe biomarkerët e identifikuar.

Mjeku onkolog mund ta përdorë këtë informacion së bashku me:

  • diagnozën histopatologjike;
  • stadin e sëmundjes;
  • historinë mjekësore;
  • trajtimet e mëparshme;
  • karakteristikat e tjera klinike.

Kjo ndihmon në krijimin e një panorame më të plotë të sëmundjes.

 

 

FAQs

01

Çfarë është Altera?

 

Altera™ është një test i Comprehensive Genomic Profiling (CGP) që analizon profilin gjenomik të tumorit për të identifikuar ndryshime dhe biomarkerë që mund të kenë rëndësi në trajtim.

02

A është Altera test gjaku?

 

Jo. Altera™ është një test i bazuar në indin tumoral.

03

Sa gjene analizon?

 

WES analizon rreth 20,000 gjene, duke mundësuar një profilizim shumë të gjerë të ndryshimeve gjenomike të tumorit.

04

A analizon DNA dhe RNA?

 

Po. Altera™ kombinon Whole-Exome DNA Sequencing me Whole-Transcriptome RNA Sequencing.

05

A analizon TMB dhe MSI?

 

Po. Altera™ përfshin vlerësimin e TMB dhe MSI.

06

A analizon PD-L1?

 

Po. Altera™ përfshin automatikisht vlerësimin e PD-L1 (22C3) me IHC.

07

A analizon HER2?

 

Po. Altera™ përfshin vlerësimin e HER2 me IHC.

08

A mund të identifikojë mutacione të targetueshme?

 

Po. Profilizimi synon të identifikojë ndryshime molekulare që mund të lidhen me terapi të targetuara ose opsione të tjera terapeutike.

09

A mund të identifikojë prova klinike?

 

Po. Raporti mund të përfshijë prova klinike që lidhen me ndryshimet molekulare të identifikuara.

10

A mund të përdoret Altera™ së bashku me Signatera™?

 

Po. Të dy testet mund të porositen duke përdorur të njëjtën mostër tumori.

11

A është Altera™ i njëjtë me Empower™?

 

Jo. Altera™ profilizon ndryshimet e tumorit, ndërsa Empower™ vlerëson ndryshimet gjenetike të trashëguara që lidhen me predispozicionin për kancer.

12

A tregon Altera™ nëse një pacient ka kancer?

 

Altera™ nuk përdoret si zëvendësim për diagnostikimin histopatologjik. Ai përdoret për karakterizimin molekular të një tumori të diagnostikuar ose të materialit tumoral që po vlerësohet.

13

A garanton testi një trajtim të suksesshëm?

 

Jo. Altera™ ofron informacion molekular që mund të ndihmojë në vendimmarrjen terapeutike, por përgjigjja ndaj trajtimit ndryshon nga pacienti në pacient.

14

Kush duhet ta interpretojë rezultatin?

 

Raporti duhet të interpretohet nga onkologu dhe profesionistët përkatës të kujdesit shëndetësor, n&eum