Y Microdeletion

Y Microdeletion është një test gjenetik i avancuar që identifikon humbje shumë të vogla të materialit gjenetik (mikrodelecione) në kromozomin Y. Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejt në prodhimin e spermës dhe janë një nga shkaqet kryesore gjenetike të infertilitetit mashkullor.

Kromozomi Y përmban gjene thelbësore për spermatogjenezën (prodhimin e spermatozoideve). Kur disa nga këto zona mungojnë, procesi normal i prodhimit të spermës dëmtohet ose ndalon plotësisht.

Rajonet kritike: AZF (Azoospermia Factor)
Mikrodelecionet ndodhin kryesisht në tre rajone të rëndësishme:

AZFa
• Shkakton mungesë të plotë të qelizave që prodhojnë spermë
 • Zakonisht lidhet me azoospermi totale
 • Mundësitë për trajtim janë shumë të kufizuara

AZFb
• Ndikon në ndarjen dhe maturimin e qelizave germinale
 • Shpesh rezulton në ndalim të zhvillimit të spermës

AZFc
• Forma më e shpeshtë
 • Mund të ketë prodhim të reduktuar të spermës
 • Në disa raste ekziston mundësi për trajtim me metoda të asistuara

Kush duhet ta kryejë këtë test?
Testimi rekomandohet për:
• Meshkuj me infertilitet të pashpjeguar
 • Pacientë me azoospermi
 • Pacientë me oligospermi të rëndë (<5 milion/ml)
 • Para procedurave të fertilitetit si IVF dhe ICSI
 • Meshkuj me histori familjare të infertilitetit

Si kryhet testi për Y Microdeletion?
Testi për Y Microdeletion është një analizë gjenetike që kryhet përmes një mostre gjaku
Përgjigjja e testit për Y Microdeletion merret zakonisht brenda ……

 

 

FAQs

01

Çfarë është testi Y Microdeletion?

 

Testi Y Microdeletion është një analizë gjenetike që identifikon mungesa të vogla të materialit gjenetik në kromozomin Y, të cilat mund të ndikojnë në prodhimin e spermatozoideve dhe fertilitetin mashkullor.

02

Pse rekomandohet testi Y Microdeletion?

 

Rekomandohet për meshkujt me probleme të fertilitetit, veçanërisht në rastet me numër shumë të ulët të spermatozoideve (oligospermi) ose mungesë të spermatozoideve në ejakulat (azoospermi).

03

Si kryhet testi?

 

Testi kryhet përmes një mostre gjaku. Nga gjaku izolohet ADN-ja dhe analizohet kromozomi Y për mikrodelecione në zonat AZF.

04

Cilat zona të kromozomit Y analizohen?

 

Analizohen zonat AZFa, AZFb dhe AZFc, të cilat kanë rol të rëndësishëm në procesin e prodhimit të spermës.

05

Sa kohë duhet për të marrë rezultatin?

 

Rezultatet zakonisht dalin brenda …

06

Çfarë tregon rezultati i testit?

 

Rezultati tregon nëse ekzistojnë mikrodelecione në kromozomin Y dhe ndihmon në vlerësimin e shkakut gjenetik të infertilitetit.

07

Nëse rezultoj pozitiv për Y Microdeletion, çfarë do të thotë?

 

Do të thotë se është identifikuar një mungesë në një pjesë të kromozomit Y që mund të ndikojë në prodhimin e spermës. Ndikimi varet nga zona e prekur (AZFa, AZFb ose AZFc).

08

A ndikon Y Microdeletion në shëndetin e përgjithshëm?

 
Në shumicën e rasteve prek kryesisht fertilitetin mashkullor dhe jo shëndetin e përgjithshëm.
09

A mund të kem fëmijë nëse rezultoj pozitiv?

 

Mundësia varet nga lloji i mikrodelecionit. Disa raste mund të menaxhohen me teknika të riprodhimit të asistuar si IVF/ICSI.

10

A mund të trashëgohet mikrodelecioni tek fëmijët?

 

Po, nëse përdoren teknika të riprodhimit të asistuar, mikrodelecionet e kromozomit Y mund të transmetohen tek fëmijët meshkuj.

11

A duhet të bëj analiza të tjera përveç këtij testi?

 

Zakonisht rekomandohet të kombinohet me spermogramë, analiza hormonale dhe vlerësim nga specialisti i fertilitetit.

12

A duhet ta bëj testin para IVF/ICSI?

 

Po, në shumë raste rekomandohet para procedurave të fertilitetit për të kuptuar shkakun gjenetik dhe mundësitë e trajtimit.

13

A ndryshon ADN-ja me kalimin e kohës?

 

Jo. Rezultati i testit gjenetik mbetet i njëjtë gjatë gjithë jetës.