Oncocept

Çfarë është Oncocept?

Oncocept është një panel i avancuar testimi gjenetik që analizon një numër të madh gjenesh të lidhura me kancerin. Ky test përdor teknologji moderne si NGS (Next Generation Sequencing) për të identifikuar mutacione që ndihmojnë në diagnostikim, prognozë dhe zgjedhjen e trajtimit.

Panelet Oncocept

  • Oncocept Solid 52 Gene Panel – analizë e 52 gjeneve të lidhura me tumoret solide.
  • Oncocept Solid Comprehensive – 206 Gene – profilizim gjithëpërfshirës i 206 gjeneve, duke përdorur DNA + RNA.
  • Oncocept Solid CGP – 590 Gene Panel – profil gjenomik gjithëpërfshirës për analizimin e një numri të gjerë ndryshimesh gjenetike.
  • Oncocept Solid 206 Genes + MSI + Tumor Burden – analizë e 206 gjeneve e kombinuar me vlerësimin e MSI dhe Tumor Mutational Burden (TMB).
  • Oncocept Solid 206 Genes + MSI by PCR – analizë e 206 gjeneve së bashku me testimin e MSI me metodën PCR.

Panelet Oncocept Liquid

  • Oncocept Liquid – 11 Gene Panel
  • OncoCEPT-Liquid Plus – 45 Gene Panel
  • OncoCEPT Liquid Comprehensive – 206 Gene Panel

Këto panele analizojnë ADN-në tumorale që qarkullon në gjak (ctDNA) dhe mund të ofrojnë informacion molekular pa nevojën e marrjes së materialit direkt nga tumori, në rastet kur kjo është e përshtatshme klinikisht.

Teste dhe panele të specializuara

  • Oncocept TMB – vlerësimi i ngarkesës mutacionale të tumorit.
  • Oncocept GIST – profilizim molekular për tumoret stromale gastrointestinale.
  • Oncocept CNS – panel i orientuar drejt tumoreve të sistemit nervor qendror.
  • Oncocept Thyroid – analizë molekulare për tumoret e tiroides.
  • Oncocept Sarcoma – panel për karakterizimin molekular të sarkomave.
  • ColoComprehensive – panel gjithëpërfshirës për tumoret kolorektale.
  • Oncocept Lung Panel – panel i dedikuar për tumoret e mushkërisë.
  • Oncohaem DNA Only by NGS – analizë molekulare e sëmundjeve hematologjike në nivelin e ADN-së.
  • Oncohaem PLUS by NGS – panel për identifikimin e SNV-ve dhe small indels në sëmundjet hematologjike.

Pse përdoret profilizimi gjenetik i tumorit?

Profilizimi molekular mund të ndihmojë ekipin mjekësor në:

  • identifikimin e mutacioneve dhe ndryshimeve gjenetike të tumorit;
  • identifikimin e biomarkerëve si MSI dhe TMB;
  • identifikimin e alterimeve që mund të jenë të rëndësishme për terapitë e targetuara;
  • karakterizimin më të detajuar të biologjisë së tumorit;
  • mbështetjen e vendimmarrjes për trajtimin e personalizuar.

Rezultatet e testit interpretohen gjithmonë në kontekstin e diagnozës, historikut klinik, analizave histopatologjike dhe vlerësimit të onkologut.

Çfarë analizon?

Në varësi të panelit të zgjedhur, OncoCEPT mund të analizojë një spektër të gjerë ndryshimesh gjenetike, duke përfshirë:

  • SNV (Single Nucleotide Variants) – ndryshime në një bazë të vetme të ADN-së.
  • Small Indels – inserime ose delecione të vogla.
  • CNV (Copy Number Variations) – ndryshime në numrin e kopjeve të gjeneve.
  • Gene Fusions / Rearrangements – bashkime ose riorganizime gjenike.
  • TMB (Tumor Mutational Burden) – vlerësimi i numrit të mutacioneve të pranishme në tumor.
  • MSI (Microsatellite Instability) – vlerësimi i paqëndrueshmërisë së mikrosatelitëve.
  • Në panelet që përfshijnë RNA, mund të identifikohen edhe ndryshime të shprehura në nivel RNA, veçanërisht fuzione gjenike.

Kombinimi i DNA + RNA mund të ofrojë një profil molekular më gjithëpërfshirës të tumorit.

 

Si merret mostra?

Për OncoCEPT Solid

Në shumicën e rasteve përdoret material tumoral, shpesh një bllok FFPE (Formalin-Fixed Paraffin-Embedded) i marrë nga biopsia ose ndërhyrja kirurgjikale.

Disa laboratorë specifikojnë gjithashtu përdorimin e indit të freskët në kushte të përshtatshme transporti.

Për OncoCEPT Liquid

Përdoret mostër gjaku, nga e cila analizohet ADN-ja tumorale që qarkullon në gjak (ctDNA).

Për OncoHAEM

Në varësi të panelit dhe sëmundjes hematologjike, mostra mund të jetë gjak periferik Lloji i mostrës përcaktohet sipas panelit të kërkuar dhe rekomandimit të laboratorit/mjekut.

Rezultatet

Testi Oncocept™ analizohet në laboratorin Neuberg Diagnostics, një laborator i specializuar në diagnostikën molekulare.

Rezultatet e testit janë të disponueshme brenda 40 ditëve pune.

 

 

FAQs

01

Çfarë është testi Oncocep?

 

Oncocept™ është një test gjenetik i avancuar që analizon ndryshime gjenetike të lidhura me tumoret, duke ofruar informacion molekular që mund të ndihmojë mjekun në vlerësimin dhe menaxhimin e sëmundjes.

02

Çfarë analizon testi Oncocept™?

 

Testi analizon një panel të gjerë gjenesh për identifikimin e ndryshimeve gjenetike që mund të kenë rëndësi në karakterizimin molekular të tumorit dhe në orientimin e mëtejshëm terapeutik.

03

Për kë rekomandohet testi Oncocept™?

 

Testi mund të rekomandohet për pacientë me diagnozë tumorale, veçanërisht kur informacioni molekular mund të ndihmojë në përcaktimin e opsioneve të mëtejshme të trajtimit. Rekomandimi bëhet nga mjeku sipas rastit klinik.

04

Nga çfarë materiali biologjik kryhet testi?

 

Në varësi të rastit dhe materialit të disponueshëm, analiza mund të kryhet nga material tumoral i marrë gjatë procedurave diagnostikuese ose kirurgjikale. Mjeku ose laboratori përcakton materialin e përshtatshëm për analizë.

05

Ku analizohet testi Oncocept™?

 

Mostrat për testin Oncocept™ analizohen në laboratorin Neuberg Diagnostics.

06

Sa kohë duhet për marrjen e rezultatit?

 

Rezultati i testit është i disponueshëm brenda 40 ditëve pune.

07

A është Oncocept™ një test diagnostik për kancerin?

 

Oncocept™ nuk zëvendëson ekzaminimin histopatologjik dhe vlerësimin klinik. Ai ofron informacion molekular/gjenetik që interpretohet së bashku me të dhënat e tjera klinike të pacientit.

08

A mund të përdoret rezultati për të përcaktuar trajtimin?

 

Rezultati mund të ofrojë informacion të rëndësishëm për mjekun në vlerësimin e karakteristikave molekulare të tumorit dhe në konsiderimin e opsioneve terapeutike. Vendimi për trajtimin merret nga mjeku specialist.

09

A duhet konsultë me mjekun para kryerjes së testit?

 

Po. Është e rekomandueshme që testi të kryhet pas vlerësimit nga mjeku specialist, i cili përcakton nëse analiza është e përshtatshme për situatën klinike.

10

Si mund ta kryej testin Oncocept™ pranë Pentagene Genetics?

 

Për informacion mbi procedurën, materialin e nevojshëm dhe dërgimin e mostrës, kontaktoni Pentagene Genetics përpara kryerjes së analizës.