Sperm Fragmentation

Çfarë është Sperm Fragmentation?
Sperm Fragmentation është një test që vlerëson nivelin e dëmtimit (fragmentimit) të ADN-së në spermatozoide. Edhe nëse analiza standarde e spermës (spermograma) del normale, dëmtimi i ADN-së mund të ndikojë në fertilitet, cilësinë e embrionit dhe suksesin e shtatzënisë.

Pse është i rëndësishëm ky test?
Fragmentimi i lartë i ADN-së së spermës mund të lidhet me:

  • Vështirësi në arritjen e shtatzënisë
  • Dështime të përsëritura të IVF/ICSI
  • Aborte spontane
  • Cilësi më të dobët të embrionit

Si kryhet testi?

  • Merret një mostër sperme
  • Analizohet në laborator 
  • Vlerësohet përqindja e spermatozoideve me ADN të dëmtuar

 

 

FAQs

01

Sa kohë duhet për rezultatet?

 

Rezultatet zakonisht dalin brenda 15 ditë pune

02

Çfarë është ky test?

 

Është një analizë që mat dëmtimin e ADN-së në spermë.

03

Pse duhet ta bëj këtë test?

 

Për të vlerësuar fertilitetin dhe shanset për shtatzëni.

04

Si kryhet testi?

 

Kryhet me një mostër sperme të dhënë në laborator.

05

A duhet përgatitje para testit?

 

Po, rekomandohet abstinencë seksuale 2–5 ditë.

06

A është test i vështirë për t’u kryer?

 

Jo, është një procedurë e thjeshtë dhe rutinë.

07

Çfarë do të thotë nëse rezultati është i lartë?

 

Tregon dëmtim më të madh të ADN-së që mund të ndikojë në fertilitet.

08

A mund të përmirësohet rezultati?

 

Po, në disa raste me ndryshime në stilin e jetesës dhe trajtim.

09

A është i nevojshëm për çdo pacient?

 

Jo, rekomandohet vetëm në raste specifike.

10

Kujt duhet t’i drejtohem për interpretimin?

 

Një mjek specialist i fertilitetit ose urolog