Panel Trombofilie

Çfarë është?
Paneli i trombofilisë është një grup analizash gjeneCke dhe laboratorike që vlerësojnë prirjen e
organizmit për të formuar mpiksje gjaku (trombe) më lehtë se normalisht.

Kjo mund të çojë në:

  • Trombozë (mpiksje në vena apo arterie)
  • Aborte të përsëritura
  • Probleme me placentën
  • Komplikacione gjatë shtatzënisë

Shumë raste janë gjenetike (të trashëguara) dhe nuk japin simptoma derisa shfaqet një problem klinik.

Çfarë analizon Paneli?
Paneli analizon mutacione në gjenet që lidhen me sistemin e koagulimit dhe metabolizmin e homocisteinës.

Paneli bazë – 6 faktorë
Ky panel përfshin mutacionet më të shpeshta dhe klinikisht më të rëndësishme:

  • Factor II (Prothrombin) – G20210A
  • Factor V Leiden – G1691A (p.506Q)
  • MTHFR – C677T
  • MTHFR – A1298C
  • PAI-1 – 4G/5G
  • Factor XIII – p.V34L

Paneli i avancuar – 12 faktorë
Për një analizë më të thelluar dhe gjithëpërfshirëse, paneli i avancuar përfshin:

  • Factor II (Prothrombin) – G20210A
  • Factor V Leiden – G1691A (p.506Q)
  • MTHFR – C677T
  • MTHFR – A1298C
  • FV Cambridge
  • FV H1299R
  • PAI-1 – 4G/5G
  • Factor XIII – p.V34L
  • MTRR A66G
  • MTR A2756G
  • B-Fibrinogen – (-455G>A)
  • FV Y1702C

Kujt i rekomandohet testi?

  • Grave me aborte të përsëritura
  • Grave me dështime të implantimit (IVF)
  • Personave me histori tromboze
  • Grave shtatzëna me komplikacione
  • Personave me histori familjare të trombofilisë

Çfarë përfitoni nga testi?

  • Identifikim i hershëm i rrezikut gjenetik
  • Mundësi për trajtim të personalizuar
  • Shtatzëni më e monitoruar dhe më e sigurt
  • Parandalim i komplikacioneve serioze

Si realizohet testi?

  • Merret një mostër gjaku ose pështyme
  • Analiza kryhet në laborator të specializuar
  • Rezultatet interpretohen nga mjekë specialistë